Veliaj sërish thirrje: Në 4 shtator, eja pastrojmë Tiranën së bashku
"Mbajmë pastër, raportoi plehrat” është aplikacioni i ri i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj u bëri sërish thirrje banorëve të kryeqytetit që t’i bashkohen nismës për pastrimin e qytetit më 4 shtator.
“Duhesh edhe ti. Organizo miqtë dhe na jep një dorë në lagjen tënde në 4 Shtator me aksionin e pastrimit. Shkarko aplikacionin dhe raporto plehrat në lagjen tënde”, shkruan Veliaj. Ndërkohë, në dispozicion të qytetarëve është aplikacioni http://www.trashout.me/mobileapp?hl=en.
KOHA JONË SONDAZH

