Veliaj: “Shefe Mona gëzuar”, përgjigja me spec e Kryemadhit (VIDEO)

Emisoni “Kjo Javë” në News24 e ka sjellë ndryshe politikën e javës. Ndonëse të veshur me kostumin zyrtar, personazhet e politikës së nxehtë, të akuzave, të debateve, të sherreve vijnë krejt ndryshe të shtunën. Ashtu si kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ajo shfaqet fillimisht tek Kryegjyshata për Ditën e Sulltan Novruzit ku me sa duket është pak vonë sepse nga dera po i thonë se kanë çerek ore që e presin, ndërsa Kryemadhi thotë se po kthehet nga Elbasani. Për të mos u humbur është takimi mes Kryemadhit dhe Veliajt. Ata shtrëngojnë duart dhe një përqafim, e nuk mungojnë as urimet.

Veliaj: Shefe Mona, gëzuar shpirto
Kryemadhi: Lali Eri
Veliaj: Hajde mbarësi!

Më tej ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ndjen veten shumë në formë, pavarësisht se vitet ikin. Teksta mbërthen xhaketën para kamerave ajo thotë: “Pleqni hesapi por gjeth” duke e shoqëruar me një mimikë ironike.

Politika ndryshe/ “Shefe Mona gëzuar shpirto”, Veliaj uron Kryemadhin për Novruz, ja përgjigjja

SHKARKO APP