Veliaj shkon me biçikletë në mbledhjen e Kryesisë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka preferuar biçikletën për të shkuar mëngjesin e sotëm në selinë e PS për mbledhjen e Kryesisë.

Pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë ku u vendos shkarkimi i 11 drejtuesve të PS në rrethe, Veliaj bisedoi për pak sekonda me Kodhelin dhe Spiropalin dhe më pas sërish u largua me biçikletë.

Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga nismat e Veliajt ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat.

Report TV - Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj me biçikletë në mbledhjen e Kryesisë së PS

SHKARKO APP