Veliaj: Shtohet një tjetër linjë e re e fluturimeve direkte me Tiranën

Pas shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjen një tjetër lajm i mirë për qytetin. Kompania më e madhe polake e fluturimeve ajrore LOT Airlines Polish (Star Alliance), ka njoftuar se nga qershori i vitit të ardhshëm do të kryejë fluturime direkte nga Varshava drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook. “Lajm fanstatik. LOT Polish Airlines (Star Alliance) ka njoftuar hapjen e një linje të re Varshavë-Tiranë që prej verës 2020, teksa Tirana mbush 100 vjet si kryeqyteti i Shqipërisë! #Tirana100”, shkruan Veliaj.

Katër vitet e fundit, numri i turistëve të cilët vizitojnë kryeqytetin ka ardhur gjithnjë në rritje. Transformimi me ritme të shpejta, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, Bulevardi i ri, dhe përmirësimi i infrastrukturës edhe në fshatrat rreth Tiranës, ka bërë që mijëra turistë jo vetëm nga Europa, të vendosin në hartën e tyre të udhëtimeve edhe kryeqytetin shqiptar si një prej destinacioneve që nuk duhet humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?