Veliaj: Studentët mund të aplikojnë që në tetor për abonenë e autobusit falas

Studentët e Tiranës mund të pajisen me abonenë falas të autobusit që në fillim të vitit të ri akademik. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se karta e Studentit që sot ofron 1600 shërbime, shërbim kryesor ka pikërisht abonenë studentore.

“Karta e Studentit, siç e dini ofron sot 1600 shërbime, por shërbim kryesor, edhe si vlerë financiare, ka abonenë e përgjithshme falas. Bëhet fjalë për 22.500 studentë dhe ne kemi parashikuar 13.5 milionë në muaj, vlerë e cila do mbulohet e gjitha nga buxheti i Bashkisë së Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u vendos që procedura për marrjen e kësaj karte të nisë që në muajin tetor, ndryshe nga vitet e tjera që fillonte pas nisjes së vitit të ri akademik. Pajisja e studentëve me Abone Studenti, tashmë prej pothuajse një viti, bëhet falas nëpërmjet sistemeve elektronike të Kartës së Studentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?