Veliaj takim me ish të përndjekurit: Rritëm buxhetin e dëmshpërblimit në 20 milion dollarë

 “Për vitin tjetër, fondin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve e kemi rritur me 11 për qind; nga 18 milion dollarë që ishte këtë vit, në 20 milion dollarë, dhe kjo jo për efekt elektoral, por sepse është diçka e drejtë. Gjithashtu, jo vetëm që kemi rritur fondin, por po shpejtojmë me disbursimin e kësteve, sidomos për ata ish të burgosur që jetojnë”, deklaroi ministri Veliaj gjatë takimit.

 Sipas tij, deri tani, në një vit qeverisje, është mbyllur procesi i dhënies së këstit të dytë dhe shumë shpejt do të fillojë shpërndarja e këstit të tretë. “Me shpresë, brenda dhjetorit, do të nisim edhe pagesën e këstit të katërt, si një mënyrë për të thënë se aty ku qeveria tregon vullnet, gjen edhe një rrugëzgjidhje”, tha ai.

Veliaj u bëri thirrje të gjithë përfituesve nga ligji që të paraqesin sa më shpejt dokumentet e nevojshme për të marrë këstin e tretë, shpërndarja e të cilit do të nisë brenda muajit nëntor. “Shqipërisë i shërbyen të gjithë; edhe ata që ishin në punë të detyruar, edhe ata që ishin në internim apo në burgje. Por, vullneti për integrimin e ish të përndjekurve është një përpjekje për të treguar fytyrën e plotë dhe të vërtetë të Shqipërisë”, nënvizoi ministri Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Deri tani, pranë Ministrisë së Financave i kanë dorëzuar certifikatat dhe numrin e llogarive bankare rreth 1400 ish të burgosur politikë, nga 2400 gjithsej, të cilët përfitojnë sipas kritereve të reja të ligjit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?