Veliaj takohet në Palermo me homologun Orlando: Forumi “From the Sea to the City”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me kryetarin e Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando, gjatë një vizite që po zhvillon në vendin fqinj. Përmes një statusi në rrjetet sociale Veliaj vlerëson homologun e tij për transformimin e qytetit të Palermos.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me Leoluca Orlando, Kryebashkiaku mitik i Palermos që transformoi qytetin e viteve ‘90 në histori suksesi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me shumë homologë të kryeqyteteve europiane ndodhet në Palermo për Forumin Ndërkombëtar “From the Sea to the City”, nga i cili synohet ndërtimi i një strategjie të përbashkët për migracionin dhe politikat e trajtimit të refugjatëve, një tjetër hap drejt ndryshimit të qëndrimit të Europës ndaj politikave të migracionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?