Veliaj takon kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza: Tirana, pikëtakim për bashkëpunimin mes të rinjve

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy qyteteve, për krijimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës, me qëllim nxitjen e përfshirjes së tyre në aktivitetet e “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”.

Veliaj shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, të cilit i dhuroi edhe simbolin e qytetit, “Kullën e Sahatit”. “Mitrovica është një logo e veçantë në të gjitha kujtimet tona. Është një emër i madh, me sfidat e saj, e këtej lumit dhe përtej lumit, me sfidat e multietnive, me sfidat e një qyteti që duhet të përballojë edhe dëshirën e të rinjve për të lëvizur në kryeqytete më të mëdha. Unë besoj se nën drejtimin tuaj dhe me ekipin tuaj fantastik, ditët më të mira për Mitrovicën janë përpara”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se është me rëndësi që të rinjtë e dy vendeve të krijojnë aleanca dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për marrëdhënie sa më të mira edhe në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për nga mosha ne mund të jemi pak më të mëdhenj se ju, por të gjithë jemi të lumtur që vijmë të mësojmë nga ju”, me këto fjalë iu drejtua kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, homologut Veliaj, ndërsa shtoi se sot të gjithë mburren me Tiranën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?