Veliaj: Të hënën hapim 12 shkolla, mes të cilave Sami Frashërin, një nga më të bukurat në Europë

Të hënën Tirana do e nisë vitin e ri arsimor me 12 shkolla të reja, mes të cilave dhe gjimnazi Sami Frashëri. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në një intervistë për Top Story”, u shpreh se 99% e qytetarëve të kryeqytetit sot janë të interesuar për këtë zhvillim për herë të parë në Tiranë e nuk ju interesojnë as historitë me spiunë apo të tjera që prodhon politika e ditës.

“Hapim 12 shkolla të hënën tjetër, shkolla si Sami Frashëri, gjimnazi i Ilir Metës, (Ilir Metaj), gjimnazi ku bashkëshortja e tij thoshte që ne do të bëjmë kulla. Gjimazi i Genc Rulit, Fatos Nanos, Joridës, të gjithë neve. Kjo shkollë është 2 herë më e madhe, 2 herë me e fortë sot, po në Rrugën e Barrigadave, aty ku ka qenë. Jam gati të vë bast, do jetë një shkollë që do marrë shumë çmime ndërkombëtare për artikekturë, një nga shkollat më të bukura në Europë. Bashkë me të do hapen 12 shkolla,” tha Veliaj.

“E kam filluar punën në Bashkinë e Tiranës duke rregulluar “Qemal Stafën”. Ka qenë shkolla e parë. Por siç thonë gjithmonë, këpucët e veta i rregullon të fundit dhe po e mbyll këtë mandat me “Sami Frashërin”. Hapen dhe 11 shkolla të tjera. Duke filluar nga shkolla Bashkim Fino, te ish-lavanteria te Qyteti Studentit, shkolla Luan Hajdaraga te SHIU, shkolla “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qiriazi që hapen te zona Njësisë 8, po te “5 Maji”, pra më afër Rrugës Besa, ku është pjesa informale e zonës hapen shkolla “Nënë Tereza” dhe “Kennedy” në Kodër Kamzëz, hapet shkolla Andrea Stefani te rrethrrotullimi “Shqiponja”,” vijoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një tjetër bateri shkollash, shtoi Veliaj siç është Emin Duraku e disa shkolla të tjera, të cilat janë në proces rindërtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?