Veliaj te Treni, shkul pankartën e Bashës “Bllokuar nga Edi Rama”

Erion Veliaj ka nisur punën në krye të Bashkisë së Tiranës duke realizuar ndryshimet e para.

Kështu, pasi rregulloi Sahatin e Tiranës, pezulloi lejet e ndërtimit, si edhe nisi restaurimin e Monumentit të Pavarësisë, radhën e ka tabela e vendosur tek Stacioni i Trenit në Tiranë, ku thuhet “Bllokuar nga Edi Rama”.

Është vetë Veliaj i cili e konfirmon këtë fakt duke theksuar në Twitter se kjo do të jetë ajo që do të bëjë sot për t’i rikthyer fytyrën kryeqytetit. Qytetarët ku i kanë kërkuar kryebashkiakut të ri se si do të procedohet me tabelën. Erion Veliaj i është përgjigjur:”Ikën sot”.

Kujtojmë këtu se tabela u vu nga administrata “Basha”, për të treguar bllokimin e projektit të bulevardit nga kryeministri Rama.

SHKARKO APP