Veliaj thirrje qytetarëve të jenë të qetë: Të ruajmë gjakftohtësinë

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një apel për qytetarët e kryeqytetit të Shqipërisë, ku theksoi se është e rëndësishme të ruhet gjakftohtësia dhe qetësia.

Gjithashtu, Veliaj ka bërë me dije se duhet të riparohen dëmet dhe për këtë shtabi i forcave emergjente janë 24 orë në terren.

“Shumë e rëndësishme rikthimi në normalitet. Me policinë jemi në bashkëpunim. Duhet të ruajmë gjakftohtësitë. Më e keqja kaloi, tani duhet të riparojmë dëmet. Jemi 24 orë në terren. Mbi të gjitha mos harrojmë njerzillikun. Të japim dashuri dhe solidaritet. Kemi parë edhe si rrënohemi, si ngrihemi dhe rikuperohemi,”- theksoi Veliaj në takimin urgjent me Shtabin e Emergjencave të Bashkisë së Tiranës.

SHKARKO APP