Veliaj tregon se si po menaxhohet COVID-19 dhe çfarë do të ndodhë me bizneset

Shqipëria tashmë është e perkur nga COVID-19 dhe qeveria ka marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në lidhje me “ABC News” ka folur për masat e marra për të parandaluar koronavirusin. Veliaj u shpreh se nga kjo situatë është e rëndësishme të rikuperohen humbjet. Gjithashtu ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të jetë në ndihmë të të moshuarve të cilët janë të vetmuar.

Veliaj u shpreh se secili prej nesh do të kthehej në një lloj armë vrasëse nëse do të kalonim kohë me prindërit tanë.

“Kemi reduktuar stafin që ka të bëjë me transportin publik. Pastrimi i qytetit bëhet 5 herë në ditë. Më e rëndësishme është shërbimi social dhe njësitë tona administrative kanë redukuar shërbimet derë më derë duke ruajtur minimumin e shërbimeve jetike.

Stafi që konsiderohet vunerabël mbi 60 vjeç, për shkak të koronavirusit, është reduktuar.

Do ta përballoni me numrin që keni në dispozicion?

“I dimë të gjithë ata që janë vërtet të moshuar të vetmuar.

Nëse dikush neglizhon prindërit duhet ti vijë turp. Bashkia do të kujdeset për ata të moshuar të vetmuar. Ne i monitorojmë dhe nga gjendja civile e dimë tashmë se kush duhet ndihmuar. Të telefonojnë njësinë administrative ku banojnë, por thirrja për të gjithë shqiptarët është ti gjenden pranë prindërve, familjarëve të afërmve”, u shpreh Veliaj.

Më tej ai tha se janë rreth 5 mijë persona që adresohen.

“Për ata që janë pensionistë të vetmuar dreka shkon e gatshme, ndërsa për familjet që janë në çadra apo janë në gjendje të gatuajnë në shtëpi marin një paketë mujore.

Bashkia nuk i merr para personave që janë në ndihmë ekonomike.

Gjithashtu ai theksoi se mudësitë për të kontaktuar, është numri i gjelbër që është falas 0800888. Nuk është ky momenti që u hap thesi të kapim ça të kapim”, tha më tej Veliaj.

Mënyra se si po mblidhen mbeturinat në Tiranë?

Veliaj: Kemi 1 milion njerëz që po qëndrojnë në shtëpi. Kemi shtim ditor të konsumit, çdo ditë është bërë ditë piku. Pastrimet janë shtuar duke bërë 5 pastrime në ditë.

Ne do të vazhdojmë të pastrojmë të penalizojmë dhe të kërkojmë sensibilizim. Deri me sot nuk kemi pasur asnjë infeksion në Tiranë nga plehrat me koronavirus. Ne kemi pasur infeksion nga njeriu te njeriu.

Si e planifikoni daljen e njerëzve për të bërë dezinfketimin e pallateve?

Veliaj: Ka një kalendar dhe ndiqet një program. Ende nuk ka një rast të infektimit të njerëzve nga ashensori apo kazanet e plehrave. Bashkia po kujdeset për gjërat primare. Përgjegjësia e secilit prej nesh është të kujdeset për higjenën peronale.

Si paraqitet furnizimi i Tiranës me ujë?

“Tirana ka të njëjtin regjim uji, përkundrazi janë shtuar oraret”.

Më tej Veliaj theksoi është bërë një skedulë e pagesës, është një vendimarrje adminstrative e tatim-taksave të Bashkisë së Tiranës dhe kemi vendosur ta shtyjmë afatin në qershor.

Nëse mes marsit dhe muajit prill për lokalet në Tiranë që nuk kanë punuar, 1/12 e taksës reduktohet. Jemi për të ndihmuar ata që realisht po preken nga ky pezullim. Për kompani apo biznese që po vazhdojnë të punojnë nuk janë pjesë e këtij shembulli./abcnews.al

SHKARKO APP