Veliaj u jep vulat 24 administratorëve: Kontrata me ju sipas punës

 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u prezantoi mbrëmjen e sotme kryeqytetasve dhe Tiranës së madhe 24 administratorët që do të menaxhojnë zonat përkatëse.

Teksa u dorëzoi vulat, paralajmërimi i tij ishte i qartë: Qëndrimi në këtë pozicion do të varet plotësisht nga performanca e tyre në detyrë.

“Si një pozicion i emëruar dhe jo i zgjedhur, puna juaj do të përcaktojë edhe qëndrimin tuaj në detyrë”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë më të madhe në vend kërkoi nga 24 administratorët që të njihen me problemet e njerëzve, të njihen me shqetësimet e tyre.

“Duhet të prekni problemet në terrent, të shihni shërbimin e transportit, nëse pastrohen plehrat, nëse qytetarët furnizohen me ujë”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se emërimi brenda 24 orëve i administratorëve u krye me qëllim që qytetarët të mos privohen nga shërbimet bazë të njësisë.

Nga 24 admnistratorët e kryeqytetit, 6 prej tyre janë gra. Ajo çfarë vihet re është fakti se periferia i është besuar masivisht për drejtim administratorëve burra.

1.Administratore e njësisë numër 1 -Trendelina Jaku
2.Administrator i njësisë numër 2 -Elez Gjoza
3.Administratore e njësisë numër 3- Ergesta Ninka
4.Administratore e njësisë numër 4 -Liri Qoshi
5.Administratore e njësisë numër 5- Violeta Kika
6.Administrator i njësisë numër 6 -Adriatik Merko
7.Administratore e njësisë numër 7 -Gjinovefa Kadria
8.Administrator i njësisë numër 8 -Erjon Xhafa
9.Administratore e njësisë numër 9 -Adelina Albrahimi
10.Administrator i njësisë numër 10 -Arian Hamiti
11.Administrator i njësisë numër 11 – Gentian Arapi
12.Administrator në Petrelë – Sokol Kupi
13.Administrator në Farkë – Admir Abrija
14.Administrator në Dajt – Kujtim Qefalia
15.Administrator në Zall-Bastar – Genc Sita
16.Administrator në Bërzhitë – Refik Velija
17.Administrator në Krrabë – Alfred Brahja
18.Administrator në Baldushk – Ilir Bermeta
19.Administrator në Shëngjergj – Shpëtim Sina
20.Administrator në Vaqarr – Gentian Myrtaj
21.Administrator në Kashar – Erin Çatri
22.Administrator në Pezë – Besmir Kola
23.Administrator në Ndroq – Xhavit Çeka
24.Administrator në Zall-Herr – Arben Maloku

 

SHKARKO APP