Veliaj u prezanton turisteve kinezë nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit

Teksa krebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shoqëruar nënkryetarin e bashkisë së Pekinit, Lu Yan, përgjatë sheshit “Skënderbej”, janë takuar me një grup turistësh kinezë.

Tirana gjatë gjithë muajve të vitit vizitohet nga një numër i madh turistësh kinezë, të cilët ditën e sotme u përballen me këtë surprizë të veçantë në kryeqytetin shqiptar.

Shoqëruar me batuta dhe të qeshura, kryebashkiaku Veliaj u ka shpjeguar turistëve kinezë praninë në Tiranë të përfaqësuesve të Bashkisë së Pekinit, në kuadër të Forumit “17 + 1”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos bisedës së shkurtër me nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit, nuk mund të mungonte edhe një fotografi, e preferuara e çdo turisti, për të fiksuar këtë moment të veçantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj kinezet on Vidnews.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?