Veliaj: Ulja e varfërisë dhe barazia gjinore krijojnë shance të barabarta

Ndërkaq, Veliaj shtoi se “duke iu referuar vitit 2014 në qeverisje arritëm të hapim me ndihmën e partnerëve tanë austriakë shkollën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “Hermann Gmeiner” në fshatin SOS. Për herë të parë kemi futur mesataren si kriter pranimi për degë të veçanta studimi”.

Ai tha se është hapur dega e re e përgatitjes së teknikëve të minierave në Bulqizë, si dhe Qendra Multifunksionale me ndihmën e Kishës Katolike në Zadrimë. Në Tiranë është rihapur dega e mekanikës dhe në Durrës është hapur dega e peshkimit. Këto janë ndryshimet që i përkasin vitit 2014.

Duke nënvizuar më tej vëmendjen ndaj arsimit profesional, krahasuar me vitin e kaluar rritja prej 25% e regjistrimeve në këtë vit, ka ardhur si pasojë e fushatës së komunikimit të bërë për këtë çështje.

 

Nga ana tjetër, fondet e përfituara nga Bashkimi Europian janë të tilla sipas Veliaj, që në vitin e ardhshëm me ndihmën edhe të partnerëve në BE dhe vendeve të tjera, sistemi i arsimit profesional do të përfitojë rreth 40% më shumë fonde se një vit më parë. Në fund të fjalës së tij, Veliaj tha se “efikasiteti i këtyre politikave të aplikuara do të shihen në rezultatet e tyre në praktikë”.

SHKARKO APP