Veliaj uron fëmijët: Gëzuar 1 Qershorin, na lumturoni pafund

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar të gjithë fëmijët e kryeqytetit me rastin e 1 qershorit. “Fëmijë të dashur❤️, engjëj të vegjël që na lumturoni pafund me energjinë dhe çiltërsinë tuaj, GËZUAR 1 Qershorin”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, të veshur bukur, të qeshur dorë për dore me prindërit, fëmijët e vegjël janë rikthyer pas rreth 3 muajsh pushim të diktuar nga pandemia, në kopsht dhe çerdhe! Nën rregulla të forta sigurie, të cilat reflektohen që në hyrje të godinave, ky 1 qershor që përkon edhe me festën e fëmijëve, i gjen nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve
Në sinjalistikën e vendosur në oborr, prindërit me fëmijët në krah ose për dorë ruajnë distancën prej minimumi 1.5 metra. Më pas, në derën kryesore është vendosur një vaskë e vogël, ku fëmijët dezinfektojnë këmbët në hyrje, e ndërsa prindërit plotësojnë një formularë lidhur me historikun e familjes së tyre gjatë këtyre 3 muaj pandemie, nëse kanë pasur ndonjë simptomë, të afërm apo vetë personalisht të infektuar nga COVID-19.

SHKARKO APP