Veliaj uron Ramën për fitoren: Në Dibër, tani nis sfida reale për transformim
Kryetari IiBashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka uruar sot fitoren kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Muharrem Rama. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku Veliaj tha se me fitoren e z. Rama në Dibër do të nisë sfida reale për transofrmimin e qytetit.
“Urime Muharrem Rama për fitoren në Diber, tani nis sfida reale për transformim! Të mirëpresim në Shoqatën e Bashkive me gatishmëri për ndihmë”,- shkruan Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

