Veliaj zbulon kartolinën e urimit, e krijuar nga një nxënës i “Fan Nolit”

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga momenti i ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur kartolinën e vet të urimit për gjithë qytetarët e saj. Këtë vit, për të përzgjedhur pamjen që do të kishte kartolina, Bashkia e Tiranës organizoi edhe një konkurs me krijimtaritë artistike nga nxënësit e shkollave të kryeqytetit.

Fitues doli punimi i Eron Lazajt nga shkolla “Fan Noli” dhe ku paraqitet fshati i festave në sheshin “Skënderbej”, plot drita dhe ngjyra. Kartolinën e publikoi vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili gjithashtu shprehu edhe falënderimin e tij për Eronin e vogël.

“Këtë vit Kartolinën e Bashkisë Tiranë e caktuam nga propozimet e nxënësve dhe fitues ishte Eron Lazaj nga shkolla Fan Noli, flm lali!”, shkruan Veliaj në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?