Veliaj zbulon projektin e madh në nder të Nënë Terezës: Më 2020…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.
Në një mesazh në “Facebook”, Veliaj rendit punën e bërë në këto vite në nder të figurës së ndritur të Nënë Terezës, ndërsa zbulon edhe projektin e vitit 2020. Sipas kryebashkiakut, më 2020 do të kthehet në pedonale sheshi “Nënë Tereza”.
“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare!??? Në 2018 – hapëm Mensën Sociale “Nënë Tereza”. Në 2019, nisëm ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”. Në 2020, kthejmë në pedonale sheshin “Nënë Tereza”. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

