Velipojë, vdekja e 20-vjeçarit çon në pranga drejtuesit e firmës së ndërtimit

Pronari dhe përgjegjësi i një firme ndërtimi në Shkodër janë vënë në pranga në akuzën e shkeljeve të rregullave në punë me pasojë vdekjen e një personi, si dhe për fshehje të të ardhurave.

Vdekja e një 20-vjeçari në Velipojë, u shkaktua pasi ra nga ndërtesa ku po punon te. Ai ishte punëtor i firmës ku u ndaluan dy drejtuesit e saj. Ngjarja pak ditë më parë ka qenë dhe shkaku i hetimeve ndaj firmës.

Policia ka arrestuar Nikolin Çersaqin, 67 vjeç, pronar i firmës, dhe Fejzi Selimi, 612 vjeç, përgjegjës i brigadës së ndërtimit të kësaj firme.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ata nuk kishin marrë masat e duhura mbrojtëse në punimet që po kryheshin nga kjo firmë, në ndërtimin e një resorti në Velipojë.

Nga hetimet e policisë rezulton gjithashtu se, viktima dhe punëtorët e tjerë nuk ishin të regjistruar apo të siguruar në strukturat përkatëse.

SHKARKO APP