Vëllai i Çalës, roli i tij në grabitjen e Rinasit

Për grabitjen në Rinas, në prangat e policisë ka rënë Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës. Ky i fundit ka qenë në kërkim për grabitje të tjera të ndodhura, sërish me përfshirjen e Admir Muratajt.

Dyshimet e policisë, janë se Çela nga arratia ka shfrytëzuar të afërmit e tij për të bërë pastrimin e parave të grabitura. Siç është një fasoneri në zonën e Bradasheshit, pronar i të cilës është vëllai i Klementit, Eldi Çala, dhe me ortak Merimando Sulën.

Edhe servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes të cilit i është vendosur mbishkrimi “Hetimi Tatimor” ishte marrë me qira pa kotratë noteriale nga Eldi Çala. Pronari i servisit është Gentjan Sharra i cili në dëshminë e tij në polici, ka deklaruar se prej 6 muajsh ja ka dhënë me qira Eldi Çalës por pa një kontratë noteriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia është duke hetuar për të zbuluar ligjshmërinë e aktivitetit të biznesit të Eldi Çalës dhe nëse burimi i parave është i justifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?