Vëllai i Izet Haxhisë: Ja politikanët që kanë paguar para për të na futur në burg

Vëllai Izet Haxhiaj, Ismet Haxhiaj, i cili ka përfunduar tashmë burgun për vrasjen e Azem Hajdarit është shprehur se politika vijon të ndërhyjë në çështjet e gjyqësorit duke mos lejuar një proces të drejt.

“Të nderuar miqtë e mi. Ka kohë që çështja “Hajdari” ka qenë në qendër të opinionit publik, pas ekstradimit të vëllait tim nga Turqia, për t’u vënë përballë drejtësisë në funksion të zbardhjes së kësaj çështje.

Politika duket e trembur, e trembur po shfaqet edhe drejtësia si pjellë fatkeqe e kësaj politike të inkriminuar ndër vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorëheqja e gjyqtarëve nuk është gjë tjetër, përveçse zbatimi i një skenari të turpshëm, nëpermjet te cilit kërkohet që trupa gjykuese të caktohet nga dy persona të implikuar në këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Meta, në atë kohë kryeministër i vendit, i cili shpërbleu me nga 50 milionë lekë gjyqtarë e prokurorë, që çështja të përfundonte duke dënuar njerëz të pafajshëm, dhe tjetri Sali Berisha, në prapaskenën e këtij procesi dhe derigjues i tij, për të mbuluar akuzën e rëndë si hjekesi i Hajdarit dhe akuzuesi në prapaskenë i Izet Haxhiajt, për të mbuluar krimin e tij”, shprehet ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?