Vëllai i ministrit Xhafaj paditi deputetët e PD, përgjigjet Alibeaj: Absurde si nuk e arrestuan

Pak minuta pas kallzimit penal të bërë në Prokurori nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj për tre deputetët e PD, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ky i fundit.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Studio e Hapur” në News24, Alibeaj tha se është absurde që e kanë lënë ende të lirë.

“S’kemi bërë gjë tjetër, vetëm detyrën tonë si opozitarë për transparencë për publikun. Është detyrim jo vetëm i yni por i gjithë qytetarëve. Së dyti, Agron Xhfaj, i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë, troket në derën e Prokorirusë, e Prokuroria nuk i vë prangat. Kjo është absurde. Nëse ka shkuar në Prokurori do duhej të arrestohej,” tha Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?