Vëllai i vrasësit të policit: I trembemi gjakmarrjes

Vëllai i David Qoses, i cili vrau efektivin e FNSH¬së, Ardian Kodra shtrin dorën e paqes dhe thotë se i trembet gjakmarrjes. Kështu ka thënë ai në një intervistë realizuar nga Rudina Xhunga, publikuar në Dritare.net.

-Ti nuk del me fytyrë ngaqë ke frikë nga gjakmarrja?

“Dilema ime është se nuk kam marrë asnjë lajm nga familja e viktimës, a se jam në gjak, kam çuar një person, por nuk ma kanë pranuar. Ky mesazh që më është përcjellë nga ajo familje, personi ka shkuar dhe ka fol me ta, u ka thënë që kam ardhur të pi kafe në emër të vëllait të autorit, kanë pritur pak minuta dhe u kanë thënë shko te shtëpia jote, nuk e kanë pranuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Pse të shkon mendja te gjakmarrja, ajo është familje e një polici të nderuar?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kanë pranuar ngushëllimet, pse të mos i pranojnë?”.

-Ti vetë do shkoje?

“Unë do të dëshiroja, se kam dhimbje të madhe për djalin e tyre, por nuk di si do të ishte dalja prej asaj familje, nuk di çfarë rruge duhet të ndjek”.

-Ti jeton në Itali, prej sa vitesh?

“Kam shkuar që fëmijë në Itali”.

-Pse mendon për gjakmarrje?

“Mendoj se Shqipëria tani vazhdon në këtë formë, nuk di çfarë të them. Besoj se ajo familje nuk do e ketë këtë mentalitet”.

-Prelë, të dhënat janë që ti ishe në Shqipëri, që ta çojë vëllanë për kurim, çfarë ndodhi?

“Kemi pasur vdekje shumë të rënda në shtëpi, kanë vdekur shumë persona në familjen tonë, vëllai para 3 vjetësh, që vuri kapakun. Që në moshën 6 vjeçare ai ka parë vdekjen e vëllait, motrës e pastaj të atit dhe së fundi edhe vëllait që iu mbyt në kanal. Me vdekjen e tij vdiq edhe Davidi”.

-Pse fliste për malin?

Thoshte se shihte gra e burra që shëtisnin, shoh njerëz nga mali që duan me më vra, kishte halucinacione, motra ka shkuar te mjeku, ata i thanë silleni këtu ta vizitojmë. Vëllanë nuk e mori në dorë kush. Pas vdekjes së vëllait që ishte gjithçka për shtëpinë, nëna u tmerrua, u paralizua dhe e morëm jashtë”.

-E dije që kishte armë?

“Jo, nuk kishte armë. Baba ka pas një çifte me leje në policinë e Lezhës. Unë kam dyshimin se fusha e Torovicës u mbush me armë në ’97, kur i hodhën banorët, mendoj se e ka gjetur në ato kohë, nuk di gjë saktësisht. Ai nuk fliste me askënd, ishte i mbyllur. Kemi vuajtur me të, derisa ndodhi tragjedia e madhe”.

-Si e more vesh tragjedinë?

“Isha në punë, erdhi një mesazh, ku shkruhej kush është David Qosaj, persona që kisha miqësi në FB, pasi shkruante se po bënte luftë në Torovicë, aty më pushoi zemra. Ne me breza kemi qenë njerëz të ndershëm. Kjo është sëmundja mendore që bëri tragjedinë, që nuk na ndihmoi askush, paaftësia jonë, shumë probleme të lidhura bashkë që e çuan djalin me i mbaru truni, e pastaj që i mbaroi çdo gjë”.

-Si e di ti nisjen e ngjarjes?

”Policia e Lezhës pasi ka marrë njoftimin që ai luftonte me malin, policia nuk e di a kishte kryeplak, por e dinin nga lagjia që ai ishte me të meta mendore dhe ka ndenjur larg vendit. Më morën kushërinjtë në telefon dhe më njoftuan, u thashë e dorëzoni në polici. Kushëriri foli me policinë e zonës, u ka thënë të ndërhynte, u thërrit shefi i madh, për 30 minuta nuk u lejua kushëriri të hynte, se ne kërkuam të futeshim e të vriteshim ne jo të tjerë, as policia. Me burokraci policia e Lezhës u vonua dhe ndërhyne efektivët pa informacion, mungonte skuadra e negociatorëve, mungonte psikiatri, ambulanca, zjarrfikësja, polici që është vrarë ka qenë me rrobat e papërshtatshme, duhet të kishte mjete mbrojtëse, antiplumb për të dalë para një të sëmuri mendor. Polici që vdiq ishte viktimë e gjithë këtyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?