Vëllai i vr@u të atin, vajza e 62-vjeçarit: S’kam kaluar akoma humbjen e mamit! Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë

Dhimbjet në familjen Balla nuk kanë të sosur. Një plagë e madhe është hapur. Enver Balla u vra nga djali i tij Esmerald Balla, i cili pas aktit të rëndë trupin ia hodhi në pus. Viktima kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook. ”Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.

Krimi i rëndë në familje u regjistrua në Shënavlash, ku 34 vjeçari Esmerald Balla pranoi para hetuesve se kishte vrarë babanë e tij 62 vjeçar Enver Ballën, dhe për ta zhdukur e kishte hedhur në pus. Për të fshehur gjurmët 34-vjeçari kishte denoncuar në polici dhe zhdukjen e babait të tij që më 13 gusht, por dyshimet e hetuesve ishin tek një krim në familje.

Pas disa seancash marrje në pyetje të 34 vjeçarit ai pranoi krimin ndërsa dyshohet se shkak u bë një kasafortë me rreth 75 mijë euro brenda saj. Kasaforta e mbyllur ndodhej në dhomën e 34 vjeçarit. Ai i ka thënë policisë se kishte arritur ta hapte me gur fresibël në pjesën e pasme dhe nga aty merrte para. Në momentin që babai i tij ka zbuluar se mungonin shuma të konsiderueshme ka nisur konfliktet me djalin e tij ndërsa mëngjesin e 13 gushtit i biri e qëlloi për vdekje me pistoletë.

 

SHKARKO APP