Vëllai rreh motrën, por dh*nohet nga burri i saj dhe nipërit. Ngjarja e rëndë në Shqipëri

Një sherr masiv ka tronditur qytetin e Pogradecit. Një 55-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj së motrës, pas një konflikti mes tyre. Konflikti ka degraduar më tej, kur ka ndërhyrë nipi i 55-vjeçarit, i cili së bashku me të atin dhe të vëllanë, kanë shkuar të rrahin dajën. Falë ndërhyrjes së policisë, u bë i mundur ndalimi i dy agresorëve, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë dy të tjerët e përfshirë në konflikt.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.

SHKARKO APP