Vëllezërit Aliko akuzohen si autorë të vrasjes së Ibrahim Bashës.

 

Prokuroria ka shpallur në kërkim Arbion dhe Albano Aliko, si autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Prokuroria bën me dije në një njoftim, se tashmë ka nisur procedim për dy vëllezërit. Ata akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Aktualisht ata janë në ndjekje nga ana e policisë dhe forcave RENEA që prej ditës së djeshme, kur dyshohet se vranë Ibrahim Bashës. Ndërkohë, sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi Xhulio Malo i cili u arrestua dje pasi drejtonte automjetin e pajisur me municione, akuzohet për armëmbajtje dhe municione pa leje.

Rindërtohet skema e vrasjes

Hetuesit e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë identifikuar sot në orët e para të mëngjesit pika të sakta nga ku është qëlluar mbi efektivët e RENEA-s një ditë më parë në Lazarat, ku nga një plumb me snajper gjeti vdekjen speciali Ibrahim Basha dhe mbetën të plagosur 2 kolegë të tij Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Vrasësit kanë qëlluar nëpërmjet një vrime të hapur në një mur rrethues: policia dyshon se pozicioni për snajper është parapërgatitur dhe që sulmi ndaj patrullave të policisë ka qenë një kurth, e ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një kurth me pagesë.

Ibrahim Basha bashkë me dy kolegët e tij të tjerë kishte mbërritur në vendngjarje me një autokolonë të RENEA-s: dy mjetet e para ishin të blinduara, i treti ku udhëtonte ai bashkë me Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj ishte një furgon blu Volkswagen pa asnjë lloj mbrojtje anti-plumb. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda 2 personat kryesorë të grupit prej 21 vetësh që hapën zjarr me policinë dhe akuzohen si autorë të vrasjes me dashje të specialit të RENEA-s Ibrahim Basha janë vëllezërit Albjon dhe Alban Aliko. Në mesditë babai i vëllezërve, Adil Aliko ka bërë dhe një negociatë telefonike për dorëzimin e djemve të tij Policisë së Shtetit, por gjithçka ka dështuar pasi ata nuk kanë pranuar dorëzimin.

Grupi hetimor sqaron se veç murit rrethues që dyshohet se është përdorur nga të rinjtë si një front për të qëlluar mbi policinë janë identifikuar dhe 10 vende të tjera në të cilat janë gjetur gëzhoja armësh dhe municione. Dhe tregon pikërisht itinerarin qe vrasësit kanë ndjekur bashkë me bashkëpunëtorët e tyre për tu larguar nga vendi i vrasjes, duke vazhduar së qëlluari. Pamjet që shihni me rreth të kuq realizuar sot në mëngjes nga gazetari i A1Report Dashamir Biçaku dhe operatori Mirsal Hajdarmataj i përkasin murit rrethues të banesës në hyrje të Lazaratit, nga ku u qëllua me snajper në drejtim të furgonit nga personat e shpallur në kërkim.

Sipas Prokurorëve në këtë skenë krimi dhe 10 vendet e tjera që janë gjetur gëzhoja armësh, i përkasin një kurthi të mirëmenduar më parë nga të rinjtë për të futur brenda rrezes së zjarrit uniformat e policisë e cila sapo është futur në fshat ka rënë në breshërinë e armëve. Pjesë e ekzaminimit është bërë dhe furgonin i policisë me targë MB 060 AA në të cilin udhëtonin efektivët e RENEA-s mes tyre Ibrahim Basha, Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Provat materiale të sekuestruara nga hetuesit në këto vendngjarje janë 100 gëzhoja automatiku kallashnikov, një granatë dore si dhe një armë e ftohtë thikë.

Po ashtu është bërë e mundur të sekuestrohet dhe kjo kamionçinë pasi sipas uniformave blu ky mjet është përdorur nga personat e shpallur në kërkim për të bllokuar rrugën hyrëse që lidh qendrën e Lazaratit. Ndër ekzaminimet që po kryhen në terren janë dhe ato për gjurmët e barutit të mbetura në rrobat dhe trupin e të ndaluarve nga policia, për të parë nëse këta shtetas kanë përdorur apo qëlluar me armë prej të martës në mbrëmje kur nisi shkëmbimi i zjarrit në fshatin Lazarat.

Lajme të tjera për këtë ngjarje në "Koha Jonë":

RENEA nis supërmësymjen në Lazarat

Banorja e Lazaratit: Shteti të largojë kriminelët

Ibrahim Basha shpallet Dëshmor i Atdheut

Oficeri i RENEA-­s rrëfen: Si na ngritën pritë në Lazarat

Shkon në 14 numri i të ndaluarve në Lazarat

Braho: Kamorra e Berishës na zuri në befasi

Operacioni i policisë sot në Lazarat 

Ceremonia për Ibrahim Bashën, homazhe në Pallatin e Brigadave

Tahiri: Ibrahim Basha u qëllua pabesisht!

Terrorizmi godet shtetin në Lazarat

Të mbijetosh në Irak dhe të vdesësh në Lazarat

SHKARKO APP