Vëllezërit rrahin me grushte punjonjësin e ujësjellësit

Një sherr me grushte e sende të forta ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri të Elbasanit. Në sherr janë përfshirë dy vëllezërit Andon Bërdufi 55-vjeç dhe Uran Bërdufi, 29-vjeç dhe F.B, punonjësi i ujësjellësit. Policia ka arrestuar dy vëllezërit dhe ka proceduar në gjenjde të lirë punonjësit e ujësjellësit.

Policia thotë se këta shtetas në fshatin Katundi i Ri, në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës kanë goditur me grushta e sende të forta punonjësin e ujësjellësit, F.B, 35-vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A.Bërdufi dhe U.Bërdufi, si dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?