Vëllezërit rrihen për pronën edhe në Mat! 61 vjeçari godet me sende të forta të vëllanë

Një tjetër sherr mes vëllezërish është shënuar sot pas atij të mëngjesit të ndodhur në Lushnje.

I njëjti motiv: Prona. Këtë herë në fshatin Midhë të Matit.

Ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja i kalon Prokurorisë së Dibrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?