Vendet më të sigurta të botës nëse doni të udhëtoni, ja në cilin pozicion renditet Shqipëria
Pasiguria është një nga sfidat më të mëdha për momentin në rang botëror.
Njerëzit po kërkojnë të gjejnë vende sa më të sigurta, për të jetuar dhe udhëtuar.
Saferound.com ka përpiluar një listë me vendet më të sigurta të botës, ku Shqipëria renditet e 40-ta, nga 160 në total.
Në rajon më mirë se Shqipëria janë renditur Kroacia dhe Serbia, përkatësisht në vendet 19 dhe 36.
Kosova ndërkohë konsiderohet një vend i rrezikshëm, pasi është pozicionuar e 125-ta në listë.
Nëse flasim për rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka lënë prapa shtete si Greqia apo Mali i Zi.
Në krye të listës qëndron Islanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Austria, ndërsa dhjetëshja e vendeve më të sigurta, mbyllet nga Puerto Rico.
Vendet europiane kryesisht ato skandinave cilësohen si vende të sigurta, ndërsa lista mbyllet nga Siria, Sudani Jugor, Afganistani dhe Afrika Qëndrore, të cilat karakterizohen nga konflikte të brendshme.
Si parametra për këtë studim janë marrë; niveli arsimor, niveli i mirëqënies sociale, efektiviteti i sistemeve të drejtësisë dhe bashkëpunimi i klaësë politike me qytetarët.

KOHA JONË SONDAZH

