Vendet skeptike ndaj Shqipërisë, Rama: Pengon vazhdimin e procesit të Integrimit
Kryeministri Edi Rama thotë se tashmë hapja e negociatave nuk është më në dorën e Shqipërisë. I pyetur lidhur me qëndrimet skeptike të disa shteteve, përmendur këtu Francën apo Holandën, kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka ende asnjë qëndrim të prerë kundër vendit tonë. ”E rëndësishme është që nuk varet më nga ne dhe çfarë kemi bërë ne, por nga një qasje e përbashkët e KiE-së ku duhet të krijohet konsensus, përndryshe një qasje e ndryshme e një vendi për interesa të ndryshme mund të pengojë vazhdimin e procesit. Me Gjermaninë e kishim pengesën e natyrës tjetër por me durim, punë dhe fakte e tejkaluam”,-tha Rama në ”Report TV”.
Qëndrimi i Holandës
Nuk ka asnjë mundësi që të ketë një lobim efektiv për sa kohë janë qëndrime që nuk lidhen fare me Shqipërinë, pavarësisht se kamuflohen me lloj lloj alibish dhe ku padrejtësisht cenohet Shqipëria në këtë rast. Janë qëndrime që lidhen me dinamika të brendshme. Unë them se asgjë nuk është e përfunduar, ne do të shikojmë deri në fund, pasi nuk shoh një qëndrim të prerë kundër mundësisë për një konsensus pozitiv që të na japë mundësi që procesin ta vijojmë formalisht edhe pse vijon, pasi që vjen jemi duke bërë me BE-në çka bëjnë vendet kur hapen negociatat.