Vendi drejt përplasjes

Nga: Fatmir Mediu

Shqipëria është futur në nje situatë të paprecedentë me tendencë për përplasje institucionale dhe kushtetuese me pasoja të mëdha dhe shumë të vështira për tu riparuar. Pa vënë asnjeherë në mëdyshje nevojen për Reforme në Drejtesi dhe mbështetjen e saj me konsensus siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese, është e detyrueshme që në mënyrë të menjëhershme të gjendet konsensusi për të pasur sa më parë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Veprimet e njëanshme, militantizmi politik i Kuvendit përzier me interesa që synojnë kontrollin e drejtësisë po shkatërrojnë besimin tek reforma dhe për më tepër shumë shpejt mund të përfundojmë pa gjykata apeli dhe kolapsin total të drejtësisë. Bundenstagu Gjerman kërkoi ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në kushtet që vendosi për hapjen e negociateve.

Opozita duhet urgjentisht pa kushte dhe paragjykime të kerkojë një tryeze politike me mazhorancën për këto 9 kushte. Këto kushte janë platforma e Shqiperisë dhe integrimi Evropian i saj. Shqipëria qëndron mbi çdo interes politik.

SHKARKO APP