Vendi i Bashkim Finos në listën e PS-së në Fier mbetet bosh

Partia Socialiste do të lërë bosh vendin e Bashkim Finos në listën e Ferit, i cili u nda nga jeta për shkak të Covid.

Siç mund ta shikoni dhe në fletën e votimit për këtë qark, fletë kjo që u miratua sot nga KQZ, numri katër ku ai ishte renditur është lënë bosh.

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve ka miratuar më në fund fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë pasi Komisioni Rregullator e cilësoi veten jo kompetent, Ilirjan Celibashi ka miratuar modelin e fletës e cila përmban emrin e partisë, logon dhe numrin, si dhe listën e kandidatëve sipas qarkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Varianti nuk merr parasysh kërkesat e PS ndërkohë që PD ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin.

Fleta e votimit do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale.

Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit.

Emrat e kandidatëve  në kryeqytet do të jenë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?