Vendi i mbuluar nga bora/Bashkia Kukës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Moti i keq ka bërë që në qytetin e Kukësit dhe në zonat përreth të ketë reshje intensive të borës. Megjithatë mëngjesin e sotëm sipas të dhënave nga Bashkia e Kukësit nuk ka asnjë rrugë të pa kalueshme për shkak të dëborës. Nga firma kontraktore ka filluar pastrimi i akseve më problematike dhe atyre që janë me fluks të lartë lëvizjesh.

Ditën e sotme moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të dukshme të cilat sjellin reshje bore në zonat të izoluara në Veri dhe Lindje por pasditja dhe në vijim sjellin shtim të kthjellimeve në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit ulen me 4-5 gradë celcius në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale të luhaten nga -9 në 10 gradë celcius, gjatë mesditës.

Ditën e djeshme, era e fortë në Tiranë por jo vetëm shkaktoi mjaftë probleme. Në kryeqytet u rrëzuan shumë pemë përfshi edhe pemën dekorative në Sheshi Skënderbej. por nuk munguan as rënia e tullave e sendeve të tjera metalike duke u kthyer në një rrezik për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?