“Vendi i vogël mysliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”, Rama sjell artikullin e veçantë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një urim të veçantë “Mirëmëngjesi” këtë të hënë për ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”. Ai ka zgjedhur një artikull të publikuar në portalin më të madh për çështjet hebreje në botë, në të cilin vlerësohet traditat shqiptare.

Kreu i qeverisë thotë se “traditat e lashta dhe kodi i nderit që udhëheq jetën shqiptare, vlerësohen si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë”.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA
MIRËMËNGJES ?

Swiss Digital Desktop Reklama

dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë ?

Swiss Digital Mobile Reklama

* * *
Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël mysliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.
Albanian Muslims who Sheltered Jews_htm_934480721bfbb2f1
“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë myslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash Aish.com

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?