Vendi ku u vra Ibrahim Basha (FOTO)

 

Disa orë pasi persona të armatosur qëlluan mbi efektivët speciale, Vizion Plus mundi të hyjë në mbrëmje në brendësi të fshatit Lazarat.

Në këtë pjese të rrugës mendohet se u qëllua për vdekje Ibrahim Basha.

Plumbat dhe artileria e rëndë ishin në breshëri saqë prishën dhe muret rrethuese të zonës.

Gjate mbrëmjes, ekipin e Vizion Plus e mirëpriti një familje e fshatit.

Sipas, tyre ngjarja ishte mjaft e rëndë, ndërkohë që situata ka krijuar ankth tek banoret.

Për ngjarjen e rëndë policia shpalli një liste me persona në kërkim, ndërkohë që disa prej tyre janë vetedorezuar.

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda u rikthye ne vendngjarje, aty ku u qëlluan efektivet speciale.

Grupi i armatosur priste policinë në këtë zone, ndërkohë që kishin krijuar edhe vendqëndrimin për armët.

Dhjetëra gëzhoja të kalibrit të rëndë, veshmbathje e doreza u gjetën në zonë, ndërkohë që policia shoqëroi dhe persona të tjerë gjate kontrolleve shtëpi më shtëpi.

SHKARKO APP