Vendimi: 800 mësues praktikantë më shumë në shkollat shqiptare. Numri shkon në 2300
Këshilli i Ministrave ka miratuar shtesën me 800 kandidatë të tjerë për praktikantë në profesionin e rregulluar të mësuesit! Sipas Ministrise se Arsimit, numri total i praktikantëve që do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar do të jetë 2,300 mësues aspirantë për një vit shkollor me qëllim dhënien e provimit të shtetit.
“Kjo shtesë prej 800 kandidatësh, e cila vjen si rezultat i angazhimit real në kuadër të “Paktit për Universitetin”, synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve e mundësive të barabarta për kryerjen e praktikës profesionale pranë institucioneve arsimore parauniversitare. Gjatë zhvillimit të praktikës, punëdhënësi do t’i paguajë praktikantit sigurimet shoqërore dhe ata shëndetësore. Ky vendim do të ndikojë jo vetëm në rritjen e mundësive për punësim, por edhe në kualifikimin dhe arsimimin e profesionistëve, bazuar mbi standardet evropiane të sigurimit të cilësisë ” njofton Ministria e Arsimit.
KOHA JONË SONDAZH

