Vendimi është marrë nga gjykata kushtetuese, por nuk guxojnë ta shpallin!

Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga 7 anëtarë, e ka marrë vendimin në lidhje për VENDIMIN e parlamentit që ka shkarkuar Presidentin e Republikës.

Burime shumë të sigurta tregojnë se gjyqtarët e Kushtetueses, pas shumë debatesh mes njeri tjetrit, kanë vendosur për fatin e presidentit. Dy prej tyre janë hapur kundër shkarkimit, ndërkohë gjyqtarja vendimtare e cila me votën e saj vendos raportet e numrave (që vjen nga lidhjet me opozitën e Bashës) më në fund e ka thyer dilemën e saj.

Ajo ka vendosur përfundimisht dhe tashmë pritet të bëhet publike vendimmarrja e 7-shes kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij vendimi që akoma nuk është bërë publik, do të kemi një pranverë të furishme opozitare, ku njeri ka zbritur në fushën e betejës kundër kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra përveç ish-kryeministrit Berisha, një tjetër politikan po shkon drejt fushës së përballjes. Eshtë Ilir Meta.

Gjykata Kushtetuese më kot vonohet, më mirë ta shpallë votimin.

Edi Rama i mori të gjitha. I ka mbetur vetëm Federata e Futbollit ku po lufton me pasion të madh Erion Veliaj kundër Armando Dukës. Por Duka duket si Duka i Cambridg-it, që fiton përherë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?