Vendimi i Bashës, ambasada e Britanisë: Çdo demokraci ka nevojë për një opozitë të fortë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, respekton vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si kryetar i PD-së.
Ambasada britanike inkurajon një proces zgjedhor të brendshëm të lirë dhe të ndershëm, që të lejojë PD-në të ecë përpara, në mbështetje të së ardhmes Euro-Atlantike të Shqipërisë.
“Çdo demokraci ka nevojë për një opozitë të fortë, që mban përgjegjëse qeverinë dhe ofron një alternativë sa më të mirë për qytetarët. Të gjitha partitë politike duhet të promovojnë dhe zgjedhin përfaqësues me standardet më të larta etike dhe profesionale”.