Vendimi i Celibashit për PD, Ristani: Trajtimi i çështjes i gabuar
Në mbledhjen e kësaj të marte, KQZ vendosi që të mos regjistrojë në zgjedhjet e 14 Majit, Partinë Demokratike pas kërkesës që mbante firmën e Indrit Sefës, përfaqësues i Alibeajt.
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se trajtimi i çështjen në bazë të zotit Basha është i gabuar, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen, ndërsa shton se PD do të futet në zgjedhje, jo se thotë Edi Rama, por se do të fitojnë, duke iu referuar grupit të Berishës.
”Partitë politike ka qenë problemet e tyre, por ndaj shoqëria ka vendosur një kushtetutën që t’i zgjidhë problemet. Mirë do ishte që problemet t’i zgjidhnim vet, por në prandaj kemi institucionet që kur nuk i zgjidhim vet, t’i zgjidhë institucioni përkatës.
Po sikur këto vendime të jenë të qëllimshme, dhe të bëhen për të vendosur autokracinë në këtë vend. Janë edhe dy çështje të tjera që prej vitesh në Shkallën e Parë dhe nuk po shqyrtohen, ndaj them që këtu sistemi është në rrezik.
Në do hyjmë në zgjedhje si çeçoja, jo se thotë Rama, por se do t’i fitojmë edhe pse do të kemi vështirësi”,-thotë Ristani.