Vendimi i drejtorit, Rajendra Dawadi, që shpëtoi 900 nxënës nga përmbytjet katastrofike në Nepal
Një vendim i marrë në kohën e duhur nga drejtori i një shkolle në Nepal mund të ketë shpëtuar jetën e rreth 900 nxënësve, pak para se përmbytjet shkatërruese të përfshinin zonën.
, drejtor i shkollës Tribhuvan Trishuli në distriktin Nuwakot, tregon se mori katër telefonata paralajmëruese brenda pak minutash, nga persona të ndryshëm që e njoftuan për rrezikun e përmbytjeve.
Situata u bë edhe më alarmante kur mbërritën raportet se ujërat e përmbytjes kishin përfshirë tashmë vendbanimin Betrawati, në rrjedhën e sipërme të lumit.
Dawadi vendosi të mos priste më, transmeton Telegrafi.
“Vendosa se nuk duhej të vonohesha më. Edhe nëse përmbytja nuk do të vinte, do të humbnim vetëm një ditë mësimi”, tha ai për BBC.
Shkolla kishte më shumë se 1,600 nxënës, por rreth 900 prej tyre u evakuuan drejt terrenit më të lartë.
Teksa nxënësit po largoheshin, drejtori pa me sytë e tij se si një ndërtesë konvikti, vetëm rreth 100 metra nga lumi, po përfshihej nga ujërat e furishme.
Dawadi beson se edhe një vonesë prej vetëm disa minutash mund të kishte shkaktuar një tragjedi të përmasave shumë më të mëdha.
“Nëse do ta kishim marrë vendimin 10 minuta më vonë, asnjëri prej nesh – as nxënësit dhe as unë – nuk do të mund të flisnim me ju sot”, shtoi ai.
Historia e tij është kthyer në një nga shembujt më të fuqishëm se paralajmërimet e hershme dhe vendimet e shpejta mund të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes gjatë fatkeqësive natyrore. /Telegrafi/
KOHA JONË SONDAZH

