Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta: Ishte një proces politik për ta përdorur si shantazh

Gjykata Kushtetuese, gjykoi dhe vlerësoi në vendimin final se Presidenti Ilir Meta nuk ka shkelur detyrën. Në një intervistë këtë mbrëmje, kreu i shtetit tha se nuk ka pasur asnjë emocion për çështjen e shkarkimit të tij që kur ka nisur si proces. Meta tha se fundin e kësaj çështje e ka ditur dhe shtoi se nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rende dhe as të lehtë. Ky ka qenë një proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi”.

Ilir Meta do të vijojë të jetë president i Shqipërisë deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022.

SHKARKO APP