Vendimi i Metës për anulimin e zgjedhjeve, gjermanët zbarkojnë në Tiranë

Pas vendimit të kreut të shtetit, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të qershorit, të parët që reaguan ishin gjermanët. Pikërisht në një ditë të diel, kur askush nuk flet, rigorozët gjermanë të CDU/CSU dolën me një deklaratë të fortë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, tha se duhet përkrahur vendimi i Metës, nëse Shqipëria kërkon mbështetjen e Gjermanisë.

“Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte joevropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak para marrjes së vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Meta kishte qenë për një vizitë në Berlin, ku zhvilloi takime me shumë deputetë gjermanë, ndër ta edhe me nënkryetarin e partisë qeverisëse, Johann David Wadephul.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, këto ditë pritet që një delegacion i madh i Bundestagut gjerman të vizitojë Tiranën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?