Vendimi i Metës për rektorin, Vokshi: I drejtë dhe i saktë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas dekretit e Presidentit të Republikës Ilir Meta për Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.

Në një status në “Facebook”, Vokshi përshëndet vendimin e Presidentit, teksa e cilëson të drejtë dhe të saktë dhe në mbrojtje të autonomisë universitare dhe lirisë akademike.

Ajo thotë se autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë siç thotë Vokshi edhe Arsimin e Lartë në duart e një Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I VOKSHIT

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshëndes vendimin e #Presidentit për të mos lejuar shkarkimin e paligjshëm nga qeveria të #Rektorit Mynyr Koni.

Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të #autonomisë #universitare dhe #lirisë #akademike, që u cenuan rëndë nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.
Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja #Shahini nuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente.
Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një #Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqëri civile.
#PD është e përkushtuar ta garantojë autonominë universitare me një ligj të ri për arsimin e lartë, që do ta hartojmë së bashku me pedagogët e studentët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?