Vendimi i Parlamentit Holandez, Erisa Xhixho: Rama dhe Rilindja u kthejnë shqiptarëve vizat

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka reaguar pas vendimit të marrë nga  parlamenti holandez për heqjen e vizave për shqiptarët dhe përcjelljen e këtij propozimi për miratim nga vendet e tjera të  Bashkimit Europian.

Ish zv.ministrja e Integrimit, përmes një postimi në Facebook, akuzoi Qeverinë Rama për dështimin e saj, si “sinjal i qartë i gjendjes alarmante në Shqipëri dhe përforcimit të krimit të organizuar nv vend, me pasoja dhe jashtë kufijve tanë”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendim qe rrezikon levizjen e lire te shqiptarve ne vendet shengen.
Vendim, i trishte dhe teper shqetesues i Hollandes per te ardhmen evropiane te vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje reagim i pritur dhe i paralajmeruar, sinjal i qarte i gjendjes alarmante ne Shqiperi dhe perforcimit te krimit te organizuar ne vend,me pasoja dhe jashte kufijve tane.

Nderkohe qe qytetaret e thjeshte punojne cdo dite, me integritet e kurajo,per tju afruar familjes se madhe europiane, pushteti i Rilindjes e zvarrit Shqiperine vite mbrapa per interes te nje pakice te inkriminuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?