Vendimi i plotë: Shqipëria nuk refuzoi që të vazhdonte lojën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka publikuar edhe vendimin e saj në lidhje me ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor të vitit të shkuar.

Bie në sy pikërisht një pikë, mbi të cilën është bazuar edhe UEFA kur vendosi të penalizojë Shqipërinë.

UEFA tha se Shqipëria refuzoi që të kthehej në fushën e lojës pas thirrjes së arbitrit të ndeshjes.

“Megjithatë, paneli i CAS gjeti se provat nuk tregojnë se Shqipëria refuzoi të luante pas një urdhri të lëshuar nga arbitri. Paneli nuk ishte në gjendje të konstatonte se arbitri ka lëshuar një urdhër të qartë, direkt dhe të pakushtëzuar ndaj lojtarëve për të rinisur ndeshjen në bazë të një vendimi të caktuar se siguria është e garantuar”, thuhet në vendim… (vijon)

SHKARKO APP