Vendimi i rëndësishëm/Manastirliu: Në javën e parë të prillit do të…
Shqipëria është në shtetrrethim si masë e fortë ndaj luftës së Covid-19, virus që deri më tani ka këtë bilanc. 146 persona të prekur, 5 viktima dhe 17 janë shëruar. Në mbledhjen online të qeverisë, Ministrja e Shëndet;sisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se deri më tani janë bërë të gjithë testet e nevojshme për çdo person të dyshuar dhe se testet po bëhen sipas udhëzimeve të OBSH-së.
Nga ana tjetër, Manastirliu ka dhënë detaje edhe në lidhje me kurbën e parashikimeve sesi mund të vijojë më tej në vendin tonë ky virus vdekjeprurës. Për më tepër, Manastirliu pohoi se në javën e parë të prillit, pra me 3 prill pritet që të kenë dhënë një përgjigje më të saktë në lidhje me kurbën vijuese të rasteve.
“Jemi në javën e tretë dhe kurba patjetër që do të rriten masat e marra do të vlerësohen rreth datës 3 prill. Një ekip ekspertësh me eksperiencë në vende të ndryshme po punojnë në lidhje me të gjithë koefiçentët e nevojshëm për të parë se si do të jenë parashikimet e kurbës në varësi të masave që ne kemi marrë. Kemi një kurbë që është në rritje në një lloj prgresioni por është një rritje e pritshme. Mendoj se sistemi ynë shëndetsor e bërballon fluksin. Katër qytetarë kanë lënë spitalin pasi kanë rezultuar negativë. Ajo që na bën të ndihemi mirë në këto momente është se deri diku kapacitete përballuese të sistemit tonë shëndetsore janë të përballueshme”.