Vendimi: Ndërtesat gërmadhë të komunizmit do shemben
Disa ndërtesa që ish-fabrikave të komunizmit do të shemben përfundimisht. Ato kanë mbetur gërmadhë prej më shumë se 20 vitesh dhe tashmë të prishen.
Qeveria ka marrë sot një vendim për të shembur ndërtesat e cilësuara si “ekonomike dhe administrative në shoqërinë OST, sh.a., Ndërmarrjen e Prodhimit të Çeliqeve, Uzinën 12 & NI-CO, Uzinën e Plehrave Azotike, ndërmarrje në likuidim, dhe Kombinatin Energjetik, sh.a., në likuidim, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi”.
Për to, do të zhvillohet edhe një ankand për shitjen e aseteve të cilat kanë vlerë ekonomike. Vendimi i qeverisë hyn në fuqi menjëherë.
Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një material të posaçëm për këto ndërtesa, ku thekson se objekte të tilla janë të shtrira në disa zona të vendit si në Elbasan, Fier, Vlorë, Durrës, etj.
“Referuar procesit të transformimit të pronës shtetërore, një pjesë e këtyre ish-objekteve janë privatizuar duke mbetur akoma mjaft territore brenda tyre te lira, por që janë të mundshme për t’u rivlerësuar për shprehje interesi te investitorëve për të veprimtari të ndryshme në fushën e industrisë”, thuhet në materialin e Ministrisë.
KOHA JONË SONDAZH

