Vendimi nga Partitë Popullore Europiane, Bardhi: Sali Berisha po e izolon PD për shkak të izolimit të tij

Sherri në selinë blu po lë pasoja, pasi Partisë Demokratike i hiqet e drejta për të votuar në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që do të mbahet në Roterdam. Në një reagim, mbi këtë ngjarje që ndodh për herë të parë, Gazment Bardhi thotë se Sali Berisha po e izolon PD për shkak të izolimit të tij.

”Diskutimi për pezullimin e PD nga EPP është një lajm i keq për demokratët, fatkeqësisht i paralajmëruar. SB po e izolon PD për shkak të izolimit të tij. Pushtimi i PD nga SB ka sjell mungesën e ftesave për PD në kongresin e EPP. Kjo është e pamerituar për mijëra demokratëve”,-shkruan Bardhi në Twitter.

SHKARKO APP