”Vendimi për Belerin ishte politik”, Mitsotakis tregon se kur ikën nga politika: Suprizë votimi për Shqipërinë në BE
Kyreministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis thotë se Shqipëria duhet ta ketë të qartë, se prosperiteti dhe integrimi i tyre varen shumë nga bashkëpunimi me Greqinë. Për të vendi ynë ka probleme me shtetin ligjor, ku shembulli konkret sipas tij, është arrestimi i Fredi Belerit.
“Shqipëria po përballet me probleme të shtetit ligjor dhe demokracinë duke mbajtur në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Udhëheqja e re e Maqedonisë së Veriut, nga ana e saj, është duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare, siç thashë më herët. Prandaj, të dy vendet duhet të respektojnë standardet e komunitetit”,-tha kryeministri grek për mediat e vendit të tij.
A do të thotë kjo një veto ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në reagimin e tij Mitsotakis nënkupton surpriza në momentin e votimit. “Mendoj se mund ta kuptoni se mënyra se si ne zgjedhim të lëvizim diplomatikisht nuk është diçka që mund të jetë temë e një diskutimi të parakohshëm publik, ndaj do të tregoj vetëm qëndrimet që kam shprehur tashmë në lidhje me të ardhmen e tyre evropiane. Si dhe besimi se fqinjët tanë do ta kuptojnë së shpejti se prosperiteti i tyre varet nga bashkëpunimi i tyre me Greqinë”.
Sa i përket kandidimit të Fredi Belerit për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Mitsotakis e cilësoi një vendim krejtësisht politik dhe një akt mirënjohje për minoritetin grek në Shqipëri. Nga ana tjetër, Mitsotakis paralajmëroi largimin nga politika në përfundimit të këtij mandati. ”Nuk kam asnjë interes të qëndroj në skenën politike pas mbylljes së ciklit të kryeministres sime”.